E kërkuan Kosova e Shqipëria, talentin shqiptar e largojnë edhe nga skuadra e radhës

Në kampionatin italian ka futbollistë të shumtë shqiptarë që luajnë në akademitë e skuadrave më elitare.

Interi, Milani, Lacio, Sasuolo, Parma e të tjera skuadra kanë në gjirin e tyre futbollistë të cilët në të ardhmen mund të bëhen një element i rëndësishëm për Kombëtaren tonë megjithatë mbetet që të punojnë fort.

Rijad Krasniqi ishte një nga talentet më premtuese në Itali. 19-vjeçari që luan si qendër sulmues ka dalë nga akademia e Interit dhe ka luajtur edhe për të rinjtë e Xhenoas para se të rikthehej sërish te Interi. Zikaltërit e kanë larguar futbollistin duke e çuar te Breshia por tanimë, nuk është as pjesë e Breshias.

Edhe ky klub, ka vendosur futbollsitin të lirë duke u larguar në këtë mënyrë talentin shqiptar. Krasniqi kërkohej njëkohësisht nga Shqipëria e Kosova me futbollistin që duket se ka vendosur të luajë për Kosovën por duke parë ekipin që ka Kosova, Krasniqi do ta ketë jo pak të vështirë, raporton VipSport.al.