E synuan Llapi dhe Gjilani, është afër Besës së Pejës (FOTO)

Mesfushori Egzon Shabani është afër që të bëhet me klub të ri.

Ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë dhe Ferizajt, zbulon për Gazetaolle.com se është afër që të nënshkruajë me skuadrën e Besës së Pejës.

“Kam pasur një takim me drejtuesit e Llapit, por nuk kemi gjetur akordin. Kam pasur bisedime edhe me Gjilanin dhe asgjë nuk ka përfunduar. Megjithatë, gjasat më të mëdha janë që në edicionin e ri të luaj për Besën, pasi kemi përafrim të marrëveshjes”, ka deklaruar Egzon Shabani.

sh