E kënaqi Messi

Pep Guardiola është rikthyer në ‘Camp Nou’, por kësaj radhe si spektator dhe jo në pozitën e trajnerit.

Spanjolli i cili drejton Bayernin e Munichut, ka shikuar sfidën mes Barcelonës dhe Manchester Cityt ku u kënaq nga paraqitja e gjeniut argjentinas Lionel Messi, transmeton Telegrafi.

Pas ndeshjes Pep deklaroi se është luks ta shikosh Messin duke luajtur futboll.

“Barcelona luajti shumë mirë dhe krijoi tepër raste shënimi. Është gjithnjë një kënaqësi dhe luks ta shikosh Messin duke luajtur futboll. U ndjeva shumë mirë që u riktheva në ‘Camp Nou’. Kisha kohë që nuk e vizitoja këtë stadium”, tha trajneri katalunas që fitoi 19 trofe në këtë stadium.

Ndërkohë ai u pyet edhe në rast se Bayerni dhe Barça do të përballen njëra me tjetrën në çerekfinale duke iu shmangur pyetjes.

“Barcelona e Enriques është duke kaluar një stinor mjaftë të mirë. Kaq mund të them”, deklaroi Pep.