E jashtëzakonshme: UEFA vendos të përsëritet loja për t’u gjuajtur një penallti (VIDEO)

Një vendim i çuditshëm ka ardhur nga UEFA, por njëherit edhe unikal në botën e futbollit.
Organet disiplinore kanë vendosur të përsëritet ndeshja e femrave mes Kombëtareve U-19 të Anglisë dhe Norvegjisë, madje për vetëm disa sekonda.

Arsyeja është kjo: Kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri të mbyllja e kohës shtesë, Anglia fitoi një penallti për të barazuar rezultatin në 2:2.

Anglia shënoi nga penaltia, por gjyqtarja e ndali atë me arsyetimin se njëra nga bashkëlojtaret e saj kishte hyrë para kohe në zonën e rreptësisë.

Pas pak sekondash, ajo merr një vendim të çuditshëm, e mbyll ndeshjen, pa u kryer penaltia dhe e regjistron takimin me rezultatin 2:1 për Norvegjinë, raporton GazetaOlle.com.

Anglia me këtë rast çoi ankesën në UEFA, e cila vendosi të luhen edhe disa sekonda, derisa të kryhet penaltia.

Me këtë rast, shtëpia e futbollit evropian pezulloi gjyqtaren Marija Kurtes. (Gazeta Olle)