E jashtëzakonshme: Një hendbolliste shënon 16 gola, bashkëlojtaret 0

Një rast i rrallë ka ngjarë në hendbollin e Kosovës! Një hendbolliste e vetme e ka mundur ekipin e Istogut.

Hendbollistja e talentuar e Vëllaznimit nga Gjakova, Elma Kameri, ka mbushur portën e Istogut. Vëllaznimi si mysafir e gjunjëzoi me rezultat 16:15 Istogun.

lma që ka 17 vjet, e gjatë 175 cm, shënoi 16 gola dhe asnjë gol nuk realizuan bashkëlojtaret e saja.

Për mua nuk kanë shumë rëndësi të gjitha ato gola, e rëndësishme ishte goli i fundit që na çojë drejt fitores. Sigurisht fitorja qe edhe me ndihmën e bashkëlojtareve të mija dhe fituam”, tha Elma për gazetën “Bota sot”.