E jashtëzakonshme, kampionja e botës harron pasaportën, me një selfie kalon policët

Një gjë e pazakontë ndodhi dje (e mërkurë) në aeroportin e Munichut të Gjermanisë. Kampionia e botës në ski, Lindsey Vonn, kishte harruar pasaportën në Austri.

Por, si ia bëri ajo që të kalojë kontrollën e policëve. U desh që në ndihmë asaj t’i dalin autoritetet gjermane, që ia solli një document udhëtimi. Mirëpo, polici që ia solli kërkoi një kusht nga bukuroshja amerikane, raporton ‘Associated Press’.

Kushti ishte: Një selfie…

Dhe, Vonnit nuk i mbeti tjetër, pos të pranojë kushin dhe të fotografohet me policin.

Vonn ishte nisur për në Bansko të Bullgarisë, ku do të merr pjesë në garën e Super G. (Gazeta Olle)