E jashtëzakonshme: Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë në ndeshjen Itali-Shqipëri

Mijëra tifozë shqiptarë pritet të mbushin shkallët e stadiumi Renzo Barbera të Palermos, për ndeshjen Itali-Shqipëri.

Mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Gianni De Bias ndaj Italisë.

Nga burimet e Supersport, mësohet se në Palermo, mbrëmjen të premtes pritet të jenë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë.

Kjo pas përveç 5000 biletave të vëna në dispozicion nga federata italiane e futbollit, për tifozët kuqezinj, pritet që edhe 10 mijë shqiptarë të tjerë të cilët zotërojnë nënshtetësinë italiane të mbështesin kombëtaren në këtë sfidë kaq të rëndësishme.