E jashtëzakonshme: Femrat rrahin gjyqtarin dhe një prind në Shqipëri!

Derbi i Shkodrës Juban Danja-Vllaznia ka përfunduar me dhunë dhe ndërprerje të ndeshjes që në minutën e 30- të. Që në minutat e para të lojës, gjyqtari me faull ndëshkon dy herë radhazi lojtaret e Jubanit, Ajdena Mustafa dhe Paula Jaku, për shkak se nuk qëndruan në murin mbrojtës, por afroheshin, njofton ‘Panorama-Sport’.

Vllaznia realizon golin e parë me kosovaren Jashari në minutën e 15-të, një gol për të cilin nuk kishte pretendime nga Jubani.

Gjithçka ka shpërthyer në minutën e 20-të kur Berisha tenton të hidhet në rroveshatë brenda zonës së Jubanit dhe Mustafa prek topin me dorë. Arbitri jep kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerrë nga loja me të kuq si dhe akordon 11- metërsh që kthehet në gol nga Doçi në minutën e 20-të. Pak minuta më vonë, një vendim të gjyqtarit nuk e pranojnë më lojtaret e Jubani, që sulmojnë gjyqtarin. Mes rrëmujës e pëson edhe një prind i një lojtare, raporton gazetaolle.com.

Pjesë e kësaj ndeshjeje, për Vllazninë e Shkodrës, ishin edhe disa lojtare nga Kosova. (Gazeta Olle)