Sot zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, një ndeshje që pritet të ofrojë emocione të jashtëzakonshme.
Kjo përballje historike është gjithmonë e mbushur me tension dhe rivalitet të madh, me të dyja skuadrat që luftojnë për lavdinë në kryeqytet, shkruan Gazeta OLLE.
Tribuna pas porte, ku janë vendosur Tirona Fanatics, është tashmë e gjitha e shitur, pasi u hodhën në treg rreth 4 mijë bileta.
Kjo tregon entuziazmin e madh të tifozëve për këtë ndeshje, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Air Albania
Pritet që stadiumi të mbushet plot me tifozë të zjarrtë, duke krijuar një skenë unike për këtë derbi, i cili gjithmonë ofron momente dramatike dhe tensione të larta.