E jashtëzakonshme, Drita e Gjilani flejnë bashkë!

Janë rivalë të mëdhenj të qytetit. Përballjet mes tyre ndodhi vetëm në ndeshjet zyrtare. Sfidat mes tyre stërmbushin stadiumin. Madje, thuhet se Drita – Gjilani është derbi më i madh në Kosovë, jo vetëm për nga rivalët vendorë.

Mirëpo, pavarësisht gjithë këtyre, për koinçidencë, të dyja skuadrat janë duke fjetur në një hotel.

Ato janë vendosur në Hotel Besani në Durrës. Flejnë bashkë, por nuk kanë miqësi as në hotel. Ata takohen rishtazi, por assesi të qëndrojnë në një tavolinë, e lere më të vije në shprehje ndonjë miqësore.

Ne nuk kemi qenë në dijeni që Gjilani është këtu. E kemi ditur se janë në një hotel tjetër. Dhe kur kemi ardhur këtu e kemi kuptuar se edhe ata qenkan në këtë hotel”, tregon zyrtari i Dritës, Fisnik Kërqeli për gazetaolle.com.

Me ta nuk kemi as miqësi e lere më miqësore. Vetëm me na shkuar ndërmend, na duket sikur kemi luajtur”, shtoi Kërqeli.

Ai thekson se kanë kërkuar nga pronari i hotelit te jenë të vetëm. “Si e kemi kuptuar që janë edhe ata këtu, kemi kërkuar që të jemi vetëm ne, dhe ka gjasa që ata të largohen”.

Ndërkohë, trajneri i Gjilanit, Musa Selimi thotë se pavarësisht se janë në një hotel, nuk kanë ndonjë problem. “Nuk kemi ndonjë problem, ne jemi rival në fushë, por jashtë saj jemi shokë dhe kemi raporte të mira. Ndeshje miqësore mes nesh nuk do të ketë”, sqaron Selimi.

Drita sot luajti me Drenicën, nga e cila humbi 4:2, edhe pse në pjesën e parë ishin duke udhëhequr 2:0, kur në fushën ishin ekipet e para. (Gazeta Olle)