Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 25-të të BKT Superligës, xhiros së 18-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B si dhe xhiros së 17-të Superligës së kadetëve edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
Ndihmëstrajneri i FC”Llapi” Bekim Mulliqi, nr ID.011415M71 . Pas përfundimit të ndeshjes ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Ndihmëstrajneri i FC ”Llapi” Sunaj Keqi, nr ID.001911M67. Pas përfundimit të ndeshjes ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC”Llapi” me nr fanelle 31, Francisko Israel Rivera Davalos dhe nr ID.024460M94. Në minutën e 79-të humb duelin me lojtarin kundërshtar dhe nga prapa shkelmon lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari Allten Kastrati i KF ”Liria” nga Prizreni, me nr fanelle 3 dhe nr ID 006364M05. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (fyerje ndaj gjyqtarit ), në ndeshjen e javës së 17-të, Liria – Gjilani zhvilluar me 13.03.2022 në Prizren. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Epp Com Hajvalia”, Malsore Halili me nr fanelle 63 dhe nr ID 000178F95. Në minutën e 27-të ndërhyrje e pakontrolluar në lojtaren kundërshtare për çka ishte e ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të delegatit dhe gjyqtarit të ndeshjes së xhiros së 16-të, të Ligës së Parë të femrave KFF ”Epp Com Hajvalia”- KFF ”Dukagjini”. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 15.03.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 15.03.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku