E goditi me grusht gjyqtarin kryesor, ky është dënimi për futbollistin dhe skuadrën e Sharrit

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12-të të BKT Superligës dhe xhiros së 11-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, Komisioni disiplinor dënoi skuadrën e Ligës së Dytë, Sharrin dhe futbollistin e saj Driton Shurdhani, shkruan Gazeta Olle.

Në ndeshjen ndaj Lepencit, Shurdhani goditi gjyqtarin kryesor me grusht, dhe për këtë dënohet me gjashtë ndeshje mos lojë, ndërsa Sharri dënohet me tri ndeshje zyrtare pa shikues në fushën e vetë.

Ndërsa skuadra e Lepencit dënohet me dy ndeshje zyrtare pa shikues në fushën e vetë.

Vendimet e plota nga Komisioni disiplinor: 

VENDIME

Futbollisti i KF “Sharri” Driton Shurdhani me nr fanelle 12 dhe nr ID 002466M99. Sulm dhe goditje me grusht në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së Ligës së Dytë, Lepenci-Sharri. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës te organizuara nga FFK.

KF “Sharri” – Hani i Elezit. Hedhje e gjesendëve të rrezikshme (guri), në gjyqtarin anësor. Pas shënimit të golit në minutën 90+10 futën në fushë tifozët mysafirë duke e sulmuar gjyqtarin kryesor me ç’rast ndërprehet ndeshje Lepenci – Sharri. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore Dënohet me tri (3) ndeshje zyrtare pa shikues në fushën e vetë sipas radhës te organizuara ne FFK.

KF “Lepenci”. Lëshim në organizimin e ndeshjes së xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë Lepenci – Sharri. Hedhje të mjeteve piroteknike në fushë duke mos i marr masat e duhura në përputhje me numrin e tifozëve të pranishëm. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore Dënohet me dy (2) ndeshje zyrtare pa shikues në fushën e vetë sipas radhës te organizuara ne FFK.

/Gazeta Olle/

 

Tahiri: Kemi punuar maksimalisht për këtë ndeshje, atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe shpresoj të fitojmë

Përmbyllet faza e shpërndarjes së katapultave GPS: Llapi e Gjilani e vlerësojnë si projekt avancues