E goditi futbollistin kundërshtar, Liridon Leci përfundon në inicim disiplinor

Liridon Leci mund të ketë telashe, pas ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku.

Trajneri i skuadrës kuqezi ka përfunduar në inicim disiplinor nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ka qenë Komisioni i Garave që ka futur në inicim disiplinor trajnerit e Flamurtarit, pasi ky i fundit e kishte goditur me shkelm lojtarin kundërshtar me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq.

Njoftimi i plotë nga FFK:

ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B Flamurtari – Ramiz Sadiku, në zhveshtoret e lojtarëve kryetrajneri i ekipit vendas L.Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me nr 6 te ekipit mysafir, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku. /Gazeta Olle/

Guardiola konfirmon dy mungesat e mëdha të Cityt: Nuk kanë shanse të luajnë

Vjen vendimi nga Komisioni i Garave: Gjilani merr fitore në tavolinë 3-0