E godasin me top derisa po fliste në televizion (VIDEO)

Paul Scholes pasi që i vari këpucët në ‘gozhdë’, vendosi të bëhej analist i një prej rrjeteve televizivë më të njohur në Britaninë e Madhe.

Teksa fliste para fillimit të ndeshjes Newcastle United-Manchester United, Scholes u godit me top nga një prej futbollistëve vendas që po bënin nxemjen, por anglezi nuk e humbi qetësinë duke e kaluar gjithçka me sportivitet. “Gjuajtje e mirë”, reagoi ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes.