E gjithë vëmendja te meshkujt: Kjo ishte futbollistja më e mirë në Kosovë

Kaltrina Biqkaj është shpallur futbollistja më e mirë e vitit në futbollin kosovar.

Futbollistja nga Gjilani shkëlqeu këtë vit në Superligën e Kosovës, por edhe në Kombëtaren e femrave të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

E skuadra në të cilën luan Biqkaj, Mitrovica, është shpallur si skuadra e vitit në Kosovë.

Mitrovica, bëri histori duke u kualifikuar në mesin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve për këtë vit.

Kjo skuadër, është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës në vitin e fundit.