E gjithë palestra duartroket Distria Krasniqin, Driton Kuka: S’ka dhënë gol Ronaldo as Messi

Distria Krasniqi ka bërë krenar gjithë Kosovën dhe shqiptarët me fitoren e fundit në Paris.

Xhudistja kosovare fitoj medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, shkruan Gazeta Olle.

E trajneri i Krasniqit, Driton Toni Kuka ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet palestra e stërmbushur me 20 mijë shikuesë duke e duartrokitur garuesen kosovare pas fitorës në kategorinë 52 kilogramë.

“Ska jep gol Ronaldo as Messi. Duartrokitet Distria pas fitores në finalen e Grand Slam Paris! Pamje spektakolare në Bercy Arenën e stërmbushur! Video by Olympic Champion”, ka shkruar Kuka.

Në këtë Grand Slam të Parisit, edhe Nora Gjakova fitoi medaljën e bronztë./Gazeta Olle