E gjithë Gjermania flet për skandalin Behrami – Djorou

Të gjitha gazetat gjermane, nxjerrin në ballinë, skandalin e përplasjes mes Valon Behramit dhe Johan Djorout. Dy bashkëlojtarët e Hamburgut, u kapën pas pjesës së parë të ndeshjes së humbur 2:0 nga Wolfsburgu.

“Skandal i ri në Bundesligë”, ishte titulli kryesor i gazetës ‘Bild’.

Drejtori sportiv i Hamburgut, Dietmar Beiersdorf, ka konfirmuar incidentin, duke thënë se të dy lojtarët do të dënohen.

Dy lojtarët e Zvicrës u përplasën fizikisht në zhveshtore.

Asnjëri nga lojtarët nuk kanë thënë asgjë për incidentin. (Gazeta Olle)

skanmdali

Foto: Fotomontazh e Blick.ch