E FUNDIT: Sulmohet skuadra e KB Pejës pas përfundimit të pjesës së parë, ka edhe të lënduar

Po zhvillohet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së “Play-off”-it mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Në “Sezai Surroi” pjesa e parë ka përfunduar 48-49 në të mirë të mysafirëve.

Skuadra pejane ka njoftuar përmes një postimi se pas përfundimit të pjesës së parë, janë sulmuar nga shikuesit dhe një pjesë e stafit, shkruan Gazeta Olle.

Sipas tyre, nga kjo përleshje ka edhe të lënduar.

Postimi i plotë nga KB Peja:

Ngjarje te tmerrshme ne perfundim te pjeses se pare!
Deri sa ekipa ishte duke u larguar drejt deshtoreve per pushimin e pjeses se pare, shikuesit dhe nje pjese e stafit e lojtareve te ekipes vendase na jane versulur si me keq ndaj ekipes tone.
Ka edhe te lenduar nga kjo perleshje!
FORCAAAA PEJAAAA

#ZemraRrehMeTy

/Gazeta Olle/