E fituan derbin, i morën dy premi dhe një pagë të tetorit

Ashtu edhe sikundër kishte premtuar, kryetari Mirsad Çollaku, dhe Bordi i Lirisë, mbajtën premtimin. Të martën, në stërvitjen pasuese pas fitores me Gjilanin, futbollistët dhe shtabi teknik morën premitë. Premitë janë dhënë edhe për ndeshjen e parafundit me Lepencin, po sot ( e martë).

Ndërkaq, të shtunën zyrtarët e Lirisë, dhanë pagat e tetorit/2014, pjesë e borxhit të trashëguar nga ish drejtuesit e klubit.

Ky fakt, qëndrimi afër me pagesa ndaj futbollistëve dhe stafit tjetër tregon përkushtimin e mbështetësve të klubit, donatorëve dhe Komunës. Të gjithë bashkë po japin kontribut të madh.

“Do të mundohemi që ta shpaguajmë secilin që derdh mund. Komunës e donatorëve t’ua shpaguajmë me lojëra të mira, dhe kështu t’ia  kthejmë namin dhe dinjitetin klubit që ka emër. Këtë e meriton Liria. Falënderojmë për përkrahje Komunën dhe donatorët, pa të cilët sukseset do të ishin vështirë të arritshme”,  ka thënë Mirsad Çollaku, kryetar të martën, shkruan GazetaOlle.com

“Kushtet që po na ofron Bordi janë shumë të mira. Ne, do të mundohemi që me lojëra të mira tua kthejmë gjithë kujdesin që po tregojnë për ne futbollistët. Shpresoj të vazhdojmë me lojëra të mira e rezultate”, ka thënë Qëndrim Gashi, bomberi i ri, që po përjeton formë të lartë.

Liria , të dielën në ‘Përparim Thaçi”, pret Dukagjinin, ndeshje kjo që nis në ora 14.00. (B.K.)