E filluan në Premier League, por tashmë të gjithë lojtarët po ankohen në ndeshjet e shumta

Lojtarët janë gjithnjë e më të shqetësuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke shprehur ankesa për lodhjen fizike dhe rrezikun e lëndimeve.

Nëse krahasojmë sezonet e fundit, ritmi dhe intensiteti i ndeshjeve në ligat kryesore evropiane dhe garat ndërkombëtare ka qenë i lartë, me lojtarët që shpesh përballen me dy ose më shumë ndeshje në javë.

Kombinimi i kampionateve kombëtare, garave evropiane si Liga e Kampionëve dhe detyrimeve ndërkombëtare me ekipet kombëtare po krijon presion të madh fizik dhe mental për futbollistët, shkruan Gazeta OLLE.

Disa lojtarë dhe trajnerë kanë bërë thirrje për rishikim të kalendarit të ndeshjeve për të shmangur lëndimet dhe për të ruajtur nivelin e lartë të performancës gjatë gjithë sezonit.

Pavarësisht përpjekjeve për të zgjidhur këtë çështje, si vendosja e pesë zëvendësimeve në ndeshje, shqetësimet vazhdojnë, dhe në disa raste ka pasur kërkesa për pushime më të gjata ndërmjet sezonit apo zvogëlim të numrit të garave.

City mund të përballet me pasoja fatale, përjashtimi nga të gjitha kampionatet mund të jetë një opsion i mundshëm nëse klubi shpallet fajtor

Malisheva – Gjilani: Rezultatet në pesë ndeshjet e fundit në mes njëra-tjetrës, forma aktuale në kampionar dhe gjithçka tjetër nga kjo përballje