‘E duam Ibrën që të kthehet te Milani’

Pier Silvio Berlusconi ka pranuar se dëshiron që sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic të rikthehet në Milan.

Pier Silvio Berlusconi ka rihapur mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimovic në Milan. Sulmuesi i Paris Saint-Germain kërkohet nga “Rossonerët”.

Dhe, administratori i deleguar nga grupi “Mediaset”, ka shprehur dëshirën e tij që Ibrahimovic të luajë sërish në San Siro.

“Ndoshta nëse PSG e lejon të lirë. Jam i bindur se rikthimet nuk janë të mira, por Ibra për fuqinë, personalitetin, karizmin, freskinë dhe forcën fizike, është futbollisti ideal për këtë Milan”, deklaroi ai.

“Më duket një marrëveshje e komplikuar, edhe nga këndvështrimi ekonomik, por do të shohim”, theksoi Berlusconi.