E dogjën flamurin e Kosovës, iu suspendohet stadiumi

Tifozët e Radit të Beogradit, ditë më parë dogjën flamurin e Kosovës gjatë ndeshjes me Novi Pazarit. Ata dogjën edhe flamurin e Turqisë e të Sanxhakut, ndërsa brohoritën: Këtu do të ketë luftë.

Për shkak të këtyre, organet disiplinore të Federatës së Futbollit Serb, kanë dënuar stadiumin e Radit, deri në një vendim të ardhshëm, shkruan mondo.rs.

Kështu, Radi do t’i luajë ndeshjet pa tifozë. (Gazeta Olle)