E do fitoren

Sigal Prishtina kërkon fitoren e radhës në kampionat përball rivalit të saj të vjetër Pejës, në palestrën ‘Karagaçi. Aktualisht, Prishtina i prin klasifikimit me 43 pikë të mbledhura, kurse Peja është e dyta me 41 pikë.

Trajneri i kryeqytetasve Marjan Ilievski në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, deklaroi se e dëshiron fitoren në këtë derbi. “Është një ndeshje derbi dhe natyrisht që duam të fitojmë, por është më rëndësi që të aplikojmë një lojë të bukur. Jemi përgatitur mirë, ndonëse të fokusuar jemi te Craiova për shkak se duam të sigurojmë gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike”, deklaroi Ilievski.

Te Prishtina mbetet në dyshim paraqitja e Dardan Berishës, i cili qe lënduar në ndeshjen kundër Sutjeskës (18 shkurt) dhe nuk është aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit.
“Berisha ka filluar të stërvitet, por ende nuk kemi vendosur nëse do të luajë me Pejën. Do të flasim me të para ndeshjes dhe do të shohim se çfarë do të vendosim”, u shpreh Ilievski për ‘Gazetën Olle’.

Ndeshjet

E mërkurë

19:30 Peja – S. Prishtina (F. Kurshumlija, Xh.Mumini, Xh. Beqiri)

E enjte

18:00 Besa – KR Bashkimi (F. Kurshumlija, A. Kasapolli, K. Shala)
19:00 Vëllaznimi – Trepça (Xh. Mumini, I. Preberza, A. Goçaj)
20:300 Kastrioti – GE Ylli(Xh. Beqiri, B. Berisha, I. Xhaka)

Renditja

1. S. Prishtina      22      43
2. Peja                   22      41
3. K. Bashimi      22      36
4. G. Ylli              22       33
5. Trepça             22       33
6. Vëllaznimi     22        27
7. Besa                22        26
8. Kastrioti        22        25