A e dini sa para fitoi Prishtina nga shitja e Berat Ahmetit?

Klubi i Prishtinës ia ka parë ‘hajrin’ mesfushorit të talentuar Berat Ahmeti.

Ky futbollist, në verën e vitit të kaluar ndërroi mjedis duke kaluar në skuadrën hungareze, Ujpesti nga Budapesti.

Ndërkohë, skuadra ‘bardhekaltër‘ ka përfituar plot 20-mijë euro në momentin që Ahmeti nënshkroi me këtë klub, marrëveshjen 3-vjeçare.

Ahmeti i cili e ka filluar karrierën te Flamurtari, gjatë kësaj kohe ka arritur që ta tregojë talentin e tij, duke zhvilluar ndeshje të pëlqyeshme.

Ai është 20-vjeçar.