E dhimbshme: Ja çfarë shkruan Mavraj për mungesën ndaj Italisë

Mërgim Mavraj nuk do të mund të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Italisë dhe Bosnjës për shkak të lëndimit.

Por, mbrojtësi i Hamburgut nëpërmjet një mesazhi në Facebook ka thënë se me shpirt e zemër do të jetë me djemtë e Kombëtares.

“E pamundur për të qenë i gatshëm këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e Kombëtares! Shpresoj që dëmtimet mos të më pengojnë më në të ardhmen. Ju dua fort!!!”, ka shkruar Mavraj.