E dhimbshme: Ekipet emergjente ia shpëtojnë gruan, por portieri turk mbetet nën gërmadhe pas tërmetit të fuqishëm

Një tërmet i tmerrshëm ka goditur Turqinë në orët e para të mëngjesit të ditës hënë.

Mbi 500 persona kanë mbetur të vdekur derisa mijëra të tjerë janë të lënduar, por edhe shumë nga ta nën gërmadha që ende nuk kanë arritur të shpëtohen.

Portieri i skuadrës nga Liga e Parë turke, Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan ka mbetur nën rrënoja në shtëpinë e tij në Malatyaspor.

Media turke Compass nga shtypi lokal i Gaziantepit, thuhet se gruaja e Türkaslan është shpëtuar nga rrënojat dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar 28-vjeçarin Ahmet Eyüp Türkaslan.

Eyüp Türkaslan, i cili filloi futbollin në akademinë e Gaziantep FK, ka veshur fanellat e Bugsas Spor, Osmanlıspor, Umraniyespor dhe Yeni Malatyaspor në karrierën e tij.

Edhe klubi i tij aktual Yeni Malatyaspor ka bërë një postim në rrjetin social ‘Twitter’, ku ka kërkuar lutje për portierin i cili ndodhet ende nën rrënoja. “Lutjet tona janë për të”, ka shkruar klubi turk duke publikuar edhe foton e Eyup Turkaslan.

Aktivizohet klauzola për blerjen përfundimtare, Asllani është futbollist i Interit

FFK reagon për sulmin e trajnerit të Përfaqësueses U15, Faruk Statovci