E çuditshme: Uefa ia heq Serbisë 6 pikë!

Në faqen e saj zyrtare, Uefa.com tregon rënditjen e grupit I, por diçka është ndryshe. Serbia rënditet e fundit në grup me -2 pikë, dhe më poshtë shpjegohet se kombëtares serbe i janë hequr 6 pikë, shkruan Gazetaolle.com.

Si ka mundësi? Komisioni i Disiplinës i hoqi vetëm 3 pikë Serbisë, duke i dhuruar fitoren me Shqipërinë dhe duke e lënë me një të tillë (nga barazimi me Armeninë). Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për ndonjë vendim të ndeshjes Serbi-Shqipëri ne do e marrim vesh në orët që vijnë, apo ishte thjesht një gabim.

10322794_933091966742654_410077446541820896_n