E çuditshme, shtyhet ndeshja Gjilani – Ballkani

Ndeshja e xhiros së 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit është shtyrë zyrtarisht.

Përkundër se Ballkani luan në Evropë të enjten, ndeshja me Gjilanin e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë.

Duket e pakuptimtë që ndeshjet të shtyhen pasi është ndërhyrje direkt në garë, por FFK ka vendosur që ta pranojë kërkesën nga kampioni në fuqi i Kosovës.

Edhe pse nga e shtuna në të enjten kur Ballkani luan në udhëtim janë katër ditë, FFK vendosi ta aprovojë kërkesën e suharekasve.

Ka qenë faqja zyrtare e SC Gjilanit që ka konfirmuar se ndeshja me Ballkanin është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Në rast se ndeshjet evropiane para fazës së grupeve shtyhen është shumë e kuptueshme nga secila skuadër, por të shtyhet pas fazës së grupeve kjo ndodhë vetëm në Kosovë.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani njofton shtyerjen e ndeshjes kampionale ndaj FC Ballkani, e vlefshme për xhiron e trembëdhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Komisioni i Garave ka vendosur që takimin e datës 4 Nëntor ta zhvendos në një afat të pacaktuar për shkak të angazhimit të klubit nga Suhareka në garat ndërkombëtare.

Klubi do njoftojë me kohë për caktimin e terminit të kësaj ndeshje, ndërkohë që konfirmon gjithashtu ndryshimin e datës së ndeshjes për xhiron e radhës ndaj FC Malisheva.

Takimi i xhiros së katërmbëdhjetë do zhvillohet më 10 Nëntor në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës nga ora 13.00. /Gazeta Olle/

Konfirmohet e ardhmja e Kylian Mbappes, fanella me numër 10 është gati

Luis Suarez arrin marrëveshje me skuadrën e re