E çuditshme: Kosova U-21 nuk e fton fare super-talentin që shkëlqeu në Superligë (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshën U-21 sot ka bërë grumbullimin e dytë, para ndeshjes ndaj Norvegjisë.

Mirëpo, një befasi e madhe ka rënë në sy në listën e lojtarëve të tubuar për këtë ndeshje, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi nuk e ka grumbulluar fare sulmuesin që shpërtheu në Superligë këtë sezon, Mirlind Daku.

Mirlind-Daku3

Sensacioni i Llapit ka shënuar tetë gola në kampionat dhe një në Kupë, duke u bërë ndër zbulimet e këtij edicioni.

Megjithatë, Prekazi ka menduar ndryshe, duke mos e ftuar fare 19-vjeçarin.

Ky injorim ndaj Dakut është befasi e madhe, pasi që gjilanasi konsiderohet si njëri nga sulmuesit më premtues në vend.

DAKU

Ndryshe, Kosova po përgatitet në Podujevë për ndeshjen me Norvegjinë.

Gjatë seancës së sotme intensiteti i punës ka qenë më i madh, derisa tek lojtarët vërehet një angazhim maksimal dhe dëshirë e madhe për përfaqësim sa më dinjitoz në ndeshjen e radhës.

Trajnerët Erdgoan Celina, Fadil Berisha dhe Naser Prapashtica kanë punuar me përkushtim në shumë aspekte me futbollistët, në mënyrë që skuadra të funksionojë sa më mirë.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.