E çuditshme, bashkëlojtari i Vojvodës kap topin me dorë brenda fushë

Arsenali ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës pasi sot luajti baras 2:2 në udhëtim te skuadra Standard Liege, skuadër kjo ku luan edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili sot nuk kishte fare minuta.

Por në këtë ndeshje është parë një veprim i çuditshëm nga kapiteni i skuadrës belge, Paul Jose M’Poku, përcjellë Gazeta Olle.

Ky i fundit, gjatë një momenti të ndeshjes ka kapur topin me dorë anise ai nuk kishte dalë jashtë vijave të fushës.

Ky veprim i habiti të gjithë në fushë.

Kurse, në rrjetet sociale tashmë ka filluar tallja me futbollistin në fjalë.