E çuditshme: Arianit Ahmeti thotë s’e në FFK nuk ka nepotizëm, por ka diçka për Eroll Salihun

Arianit Ahmeti, i sapolarguari nga Federata e Futbollit të Kosovës ka folur dje në një intervistë për Zëri.info rreth zhvillimeve të fundit.

Duke komentuar politikat dhe punën e FFK’së, Ahmeti ka thënë se në këtë institucion nuk ka nepotizëm. Ai ka përmendur vetëm Eroll Salihun, për të cilin thotë se e ka të punësuar nipin në Lidhjen Rajonale.

“Nepotizëm nuk mund të them që ka. Ndoshta në kohët e fundit pas disa ndryshimeve që i kanë bërë në Lidhjet Rajonale. Zotëri Erolli e ka nipin. Pyete atë se çka punon në Lidhjen Rajonale Burim Murseli.

Burimi është shumë djalë i mirë dhe ka luajtur futboll pse mos të punësohet. Dje (Eroll Salihu) tha se unë nuk e kam punësuar askënd. Unë nuk e kam asgjë Burimin që është shumë djalë i mirë. Unë nuk e kam askënd dhe nuk kam marrë pjesë në komisione. Për mua e ke pastër si Arianit Ahmeti. Nepotizëm mund të ketë në Lidhje Rajonale. Në FFK nuk kam parë”, u shpreh Ahmeti. /Gazeta Olle/

Arianit Ahmeti (në mes)