E bujshme, Manchester City hap shkollë futbolli në Shqipëri

Manchester City dhe Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sportit kanë njoftuar sot nisjen e një shkolle futbolli “Manchester City” në Durrës, e cila do të hapet në vjeshtën e vitit 2024.

Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e tij. Me tetë shkolla të futbollit të Manchester City në nivel global, kjo është shkolla më e fundit që do të lançohet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të Klubit të programeve të tij bazë.

Përveç Shkollës së Futbollit, Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sportit po lançon gjithashtu një “Akademi Elite” në vjeshtën e vitit 2024 për të ofruar një shteg për futbollistët vendas që aspirojnë të arrijnë nivelet më të larta të lojës. Akademia do të ndërtohet duke përdorur konsulencë nga “City Football Group”, organizata mëmë e Manchester City.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha: “Nisja e Shkollës së Futbollit Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në rritje në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtaren tonë të Futbollit në krye të grupi kualifikues për Europianin, Gjermani Euro 2024.

“Për më tepër, nisja e Shkollës së Futbollit të Mançester Sitit në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë Manchester Cityn që ka punuar me ne në këtë projekt”. përfundoi Rama. /Gazeta Olle/

Arb Manaj u zyrtarizua te Drita, por nuk do të mund të luajë për këtë ekip

Ia siguroi fitoren Napolit në minutën e fundit, Amir Rrahmani ndër lojtarët më të mirë në fushë