E bujshme, klubi brazilian do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve

Skuadra e Flamengos, që militon në kategorinë e parë në Brazil, do të luajë në Ligën e kampioneve në Europë dhe ka një plan për ta realizuar këtë objektiv.

Sipas mediave lokale, brazilianët janë të interesuar të blejnë Tondelën, klub që militon në kategorinë e parë portugeze, për një shifër rreth 50 milionë euro.

“Ky është vetëm hapi i parë. Investitorët janë në bisedime. Ne duam të kemi një klub në Gjermani, Spanjë, Francë, Kinë, në Amerikë. Nuk kemi projekt vetëm për një klub. Synimi ynë është që të jemi në Ligën e Europës për 3-4 vjet dhe në Ligën e Kampioneve për 8”,- u shpreh zëvendëspresidenti financiar i Flamengos, Rodrigo Tostes.

Ai gjithashtu konfirmoi dhe arsyet për blerjen e klubit të Tondelës, presidenti i së cilës është ish-lojtari David Belenger. “Ne analizuam 8 klube portugeze. Vetëm 6 prej tyre ishin të përshtatshme për ne dhe 2 prej tyre luanin në kategorinë e parë. Tondela është e vetmja në listë me një lokacion të përshtatshëm në vend. Janë përfaqësues të zonës qendrore të Portugalisë”. Tondela aktualisht ndodhet në vendin e 10 në kampionat me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet

Vazhdon gjykimi për rastin e shtantazhit të Valbuenas, ja çfarë mund të ndodhë me Benzeman