E ardhmja e ndritur e Fisnik Asllanit, katër top klube gjermane pas tij

Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane.

Sulmuesi është në huazim nga Hoffenheim, ndërsa ka kontribuar në sukseset e SV Elversberg, që mban pozitën e tretë në renditje.

Transfermakt shkruan se çfarë do të bëjë kosovari verën e ardhshme, pasi kontrata e tij me Hoffenhaim është e vlefshme vetëm edhe për një vit, pasi të mbyllet ky sezon.

Ky është shansi i fundit për klubin gjerman që të mbledhë një tarifë adekuate për transferimin nëse një zgjatje e kontratës nuk funksionon.

Disa klube të Bundesligës tashmë janë të interesuar për të nënshkruar me Asllanin.

Borussia Mönchengladbach, Werder Bremen, SC Freiburg dhe VfB Stuttgart janë klubet që e duan dhe kanë filluar punën për transferimin e ylli të ri.

Hoffenheim në anën tjetër, ka një sulm të mbingarkuar me shtatë sulmues në ekip.

Prandaj nuk është e paimagjinueshme që Asllani këtë herë të largohet përfundimisht nga Hoffenhaim pas disa huazimesh, megjithatë, një zgjatje e re e kontratës mund të jetë opsion.

Gyokeres po kërkohet nga e gjithë Evropa

Tjetër paraqitje e fortë e Ardian Ismajlit – merr vlerësim të lartë ndaj Udineses