E ardhmja e KF Vëllaznimit merr ftesë për turneun prestigjioz në Turqi

Një ftesë e madhe ka ardhuru për akademinë Naim Kryeziu.

Shkolla e Futbollit të KF Vëllaznimit do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar me një traditë 20 vjeçare në Turqi.

Në këtë turne prestigjioz do tëmarrin pjesë skuadra të mëdha turke si Fenerbahce, Besiktas apo Bursaspor.

Akademia e Vëllaznimit në këtë turne merr pjesë me gjeneratat U11, U13 dhe U15.

 

Njoftimi i plotë:

Akademia e KF Vëllaznimi ftohet ta përfaqësoj si klub shtetin e Kosovës! Turneu është ndërkombëtar me një tradit 20 vjeqare në Turqi, pjesmarrja në këtë turne është me datën 29.08.2022 deri më 02.09.2022
Në këtë turne marrin pjesë ekipe të ndryshme si përshembull Fenerbahçe, Besiktas, Buraspor, Basaksehir dhe dhe 10 ekipe të Evropës Juglindore.
Në këtë turnir marrin pjesë gjeneratat e : U11, U13, U15 !
Të gjithë do vendosen në hotel resort “Green Park” *****Kocaeli-Turqi
Nisja bëhet me daten 28.08.2022 nga aeroporti i Prishtines Adem Jashari.
Na prift e mbara në këtë turne nderkombëtar!

Messi shkëlqen në finale, Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton trofeun ‘Finalissima’

Përfaqësuesja e Kosovës nis sot eliminatoret për Kampionatin Evropian