E ardhmja e Kastriot Dermakut merr një përgjigje, Parma vendos për fatin e mbrojtësit shqiptar

Kastriot Dermaku është rikthyer në radhët e Parmës pas huazimit te Lecce.

Këta të fundit janë të kënaqur me shërbimet e mbrojtësit shqiptar dhe kanë shfaqur hapur interesin për ta bërë sërish pjesë të organikës së tyre në këtë sezon të ri.

Por Parma i ka dhënë përgjigje të ardhmes së futbollistit shtatlartë dhe Lecces i duhet të presë edhe disa muaj për të tentuar transferimin e tij.

Sipas “Gazzetta di Parma“, skuadra italiane ka vendosur fatin e Kastriot Dermakut.

Ky i fundit do të jetë pjesë e Parmës deri në muajin janar.

Më pas do të rishqyrtohet pozita e tij në klub dhe do të arrihet në një përfundim sa i përket qëndrimit të tij në skuadër.

Legia e Varshavës e transferon talentin shqiptar Jurgen Çelhaka

Befasuese, futbollisti shqiptar e lë futbollin në moshën 23 vjeçare