E ardhmja e Enis Bardhit mes Spanjës dhe Italisë

Enis Bardhi u bë pjesë e Trabzonspor në fillimin e sezonit aktual, megjithatë eksperienca në skuadrën turke mund të mos zgjasë për shumë.

Kjo pasi mediat lokale raportojnë se për 27-vjeçarin ka interes nga La Liga dhe Serie A. Më konkretisht bëhet fjalë për Mallorcan, aty ku aktivizohet edhe Vedat Muriqi.

Spanjollët renditen në mesin e tabelës në kampionat dhe madje nuk janë larg zonës evropiane, dhe me një si Enis Bardhi që ka pasur eksperiencë më parë në La Liga me Levanten, shanset për një renditje rekord vetëm sa mund të shtoheshin. Nga ana tjetër, nga Italia për Bardhin interesohet Torino.

Edhe në klubin “granata” luan një tjetër shqiptar si Mërgim Vojvoda ndërsa për sulmuesin do të ishte eksperienca e parë në Itali nëse tratativa mbyllej me sukses.

Ndërkohë, kartoni i Bardhit vlerësohet në shifrën e tre milionë eurove me turqit që kërkojnë të përfitojnë pikërisht shumën që shpenzuan për ta transferuar nga Levante.

Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës së famshme gjermane

Edhe Prishtina me reagim zyrtar: Nuk e votojmë draft statutin e FFK-së