E ardhmja e Asllanit te Interi në dyshim, mesfushori shqiptar mund të huazohet në janar

Kristjan Asllani ka nisur sezonin e tij të dytë te Interi, por ende me hapësirat shumë të limituara.

Mesfushori shqiptar është paraqitur në vetëm tre ndeshje këtë edicion, ku dy në Serie A duke luajtur 22 minuta dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve ku luajti 55 minuta.

Përkundër se paraqitjet e shqiptarit kanë qenë të mira sa herë ka luajtur, trajneri Simone Inzaghi nuk është se i ka besuar shumë atij.

Megjithatë mediumi i afërt me klubin zikaltër ‘fcinternews’ ka raportuar se Asllani mund të huazohet në afatin kalimtar të janarit.

21-vjeçari dëshiron të ketë më shumë hapësira dhe nëse nuk i merr ato te Interii do të kërkoj huazimin në janar, pasi dëshira e tij është të luaj më shumë dhe të jetë i gatshëm për Shqipërinë për në Euro 2024.

Ish-skuadra e tij Empoli mbetet favorit për t’i fituar shërbimet e Asllanit, por shqiptarin e pëlqejnë edhe skuadrat tjera si Cagliari, Sassuolo, Hellas Verona e Salernitana.

Asllani iu bashkua Interit si huazimi prej 4,5 milionë eurove nga Empoli në verën e vitit të kaluar, me klubin zikaltër që shenzoi edhe 10 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare të tij.

 

Jakup Berisha më i miri i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë

Pesëshja dhe MVP i xhiros së parë në Superligë