kuadra e Malishevës aktualisht ndodhet në pushim – pasi edhe ai arritën qëllimit për të mbetur në Superligë edhe stinorin e ardhshëm.
Disa nga lojtarët kryesorë të ekipit kanë mbetur pa kontratë dhe tashmë puna për rinovimin me ta – ose largimin e disa prej tyre ka filluar nga drejtuesit e klubit.
GazetaBlic Sport mëson se një nga lojtarët e Malishevës që është aktualisht pa kontratë është mbrojtësi anësor, Arbër Pira.
Pira ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit të Malishevës edicionin e kaluar, ku me paraqitjet e tij të mira i ndihmoi klubit për të arritur qëllimin.
Klubi i Malishevës ka shprehur interesim për të zgjatur kontratën me futbollistin – por çështja qëndron se mbrojtësi ka dy oferta në tavolinë nga skuadra tjera të Superligës së Kosovës në futboll.
Lojtari pritet të vendosë për të ardhmen e tij gjatë ditëve të ardhshme.