E ardhme e ndritshme, 19 vjeçarët e Dritës shënojnë 14 gola dhe fitojnë ndeshjen e parë të vitit 2021

Drita përveç se një skuadër të parë kualitative, po shkëlqen edhe në futbollin e moshave të reja.

Skuadra gjilanase ka triumfuar në takimin e parë përgatitor të vitit 2021, e këtë gjë madje e kanë bërë me rezultat të thellë, shkruan Gazeta Olle.

Të besuarit e Genc Sermaxhajt shënuan 14 gola dhe triumfuan me rezultat përfundimtar 14-1 kundër bashkëmoshatarëve të tyre nga skuadra e Ardhmërisë.

Artiol Rexha realizoi plotë 5 gola, ndërsa nga dy i shtuan Shaban Shabani dhe Shabi Behluli.

Rexha është dalluar edhe në vjeshtë me paraqitjet e tij, teksa ka shfaqur cilësi të mëdha në sulm dhe premton shumë dhe për të ardhmen e “Intelektualëve”.

Drita do të synojë që të luftoj për titullin e Superligës edhe në këtë grupmoshë./GazetaOlle/