E anulojnë një transfer, ja arsyeja

Barcelona ka anuluar kontratën e Sergi Guardiolas pak orë pasi e transferoi nga Alcorconi.

24-vjeçari ishte një nga tri transferimet e Barca B, por postimet e tij në ‘Twitter’ gjatë 2013-ës kanë bërë që marrëveshja për të të dështojë.

Ai në ato postime kishte fyer rëndë Barcelonën dhe Kataloninë ndërsa kishte shprehur dashurinë për Real Madridin.