E akuzoi rëndë gjyqtarin në ndeshjen ndaj Gjilanit – Batatina dënohet me gjobë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.

Nga vendimet e Komisionit disiplinor e ka pësuar edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili është dënuar me të holla në shumë prej 300 euro, shkruan Gazeta Olle.

Ky dënim vjen pas akuzave drejtuar referit, në ndeshjen të cilën Llapi e humbi nga Gjilani.

Vendimi i plotë:

“Kryetrajneri i FC ”Llapi 1932” Tahir Batatina me nr ID.001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 63 paragrafi 1 Pika B dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”.

/Gazeta Olle/

Starti i paqëllimshëm i Dubovës dënohet njëjtë me gjestin anti sportiv të Kushtrim Shabanit – dy lojtarët padrejtësisht marrin dënim të njëjtë

Hadërgjonaj optimist para ndeshjes së vështirë: Presim fitore ndaj Suedisë