Vendimi i Komisionit disiplinor për Tahir Batatinën është marrë sot.
Në mbledhjen e mbajtur më 27 tetor nga komisioni disiplinor, kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC Llapit, Tahir Batatina
Ky i fundit kishte akuzuar gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuza për ndikim në rezultat dhe se ja dhuruan pikët klubit të Dritës.
“Sipas xhirimit TV. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC ‘Llapi’ Tahir Batatina. Afati datë 29.10.2021 ora 13:00”, thuhet në vendimin e komisionit disiplinor.
Llapi do ta luajë ndeshjen e radhës ndaj skuadrës së Ulpianës.