‘Dzeko e dëshiron Romën’

Miralem Pjanic beson se bashkëkombësi i tij, Edin Dzeko, është i gatshëm që të ulë kërkesat për rrogën vjetore në mënyrë që të nënshkruajë për Romën.

Giallorossët po shfrytëzojnë alternativat që kanë në dispozicion për ta transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, pasi humbën garën me Milanin për Carlos Baccan.

“Dzeko do të vinte menjëherë te Roma, ndërsa pagat nuk do të jenë problem sepse do t’i rregullonte”.

“Gjithçka varet nga klubi”, ka thënë mesfushori boshnjak për Romaneës.eu.

Çmimi i Dzekos është rreth 20 milionë euro, ndërsa Roma dëshiron ta përfshijë edhe Adem Ljajicin në marrëveshje.