Dyshja shqiptare befason brezin e ri të Legias për festat e fundvitit

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka janë duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në personazhe te Legia e Varshavës në Poloni.

Përveç kontributit në fushë, dyshja shqiptare është e impenjuar edhe në kauzat jashtë fushe të klubit polak. Me rastin e festave të fundvitit, dy ish-lojtarët e Tiranës befasuan të rinjtë e akademisë së Legias duke i bërë surpriza fëmijëve.

Dyshja kaloi disa momente me të vegjëlit ndërsa morën pjesë edhe në një lojë futbolli, duke lumturuar edhe më shumë atë që konsiderohet si brezi i ardhshëm i Legias së Varshavës.

 

Studenti i juridikut nga divizioni i katërt rrëzoi Ajaxin, shokët e tij të dhomës fituan mijëra euro

Peja triumfon ndaj Bashkimit në Prizren