Dyshja që luajtën në Superligën e Kosovës në vjeshtë, nesër pritet të debutojnë me Dinamon

Dinamo luan nesër në 16:45 në transfertë me Kukësin në kuadër të javës së 16-të.

Sfida zhvillohet në “Elbasan Arena”, teksa dueli u shty me disa ditë për shkak se te verilindorët kishte lojtarë të infektuar me covid.

Tanimë gjithçka është në rregull dhe dy skuadrat do përmbyllin nesër javën e 16, teksa do zbresin në fushë për herë të parë për 2022.

Blutë e Shkëmbit kanë bërë disa ndryshime në merkato, duke afruar elementë që e njohin futbollin shqiptar.

Një prej tyre, Sabien Lilaj që vjen nga Prishtina pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi.

Gjithashtu edhe Denisson që luajti te Drenica do jetë nga minuta e parë.

Formacioni i mundshëm:

Dinamo: Simoni, Siljanovski, Sofranac, Imami, Samake, Lilaj, Sidibe, Demiri, Mihana, Denisson, Ibraimi

Kalimi i Muriqit te CSKA Moska duket punë e kryer

Vëllaznimi transferon sulmuesin Jurgen Gjini për pjesën e mbetur të kampionatit