Dyshja kosovare vendosin rekord të ri në Guinness

Agim Agushi së bashku me Bujar Ajetin kanë thyer një rekord historik.

Dyshja kosovare së bashku kanë goditur topin mes vete me kokë (pra, në çift) për 34 minuta e 2 sekonda, duke vendosur kështu një rekord të ri në librin e rekordeve ‘Guiness’.

Ky rekord është konfirmuar edhe nga llogaria e tij zyrtare në facebook, Agushi ka thënë: “Rekordi i ri GUINNESS, 34 min 02 sekonda”.

Gjatë vendosjes së rekordit, ka qenë e pranishme edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

/Gazeta Olle/