Dygolëshi kosovar shpëton Partizanin, turpërohet Tirana

Astrit Fazliu dhe Mentor Mazrekaj kanë qenë vendimtar në fitoren e Partizanit 2:1 ndaj Teutës së Durrësit. “Të kuqtë” shënuan dy golat e parë përmes kosovarëve, ku Fazliu shënoi në të 11-tën ndërsa Mazrekaj në të 18-tën. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Nika në të 40-ën, ndërsa nga minuta e parë luajti edhe kosovari Amir Rrahmani.

Skuadra tjetër nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, rrëshqiti keq në fushën e Laçit, ku u turpërua duke humbur 3:0. Trajneri mysafir nuk vendosi që ta inkuadrojë nga minuta e parë ish-mesfushorin e Prishtinës, Argjend Malaj.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia ka mundur Apoloninë 2:0.