Dybala: Te Barcelona shkoj duke notuar

Fenomeni Dybala. Sulmuesi argjentinas po shpërthen këtë sezon me fanellën e Palermos dhe të mëdhatë e Europës kanë hedhur sytë mbi, në një kohë kur vetë futbollisti e sheh të ardhmen e tij në nivele të larta.

“Barcelona? Do të shkoja menjëherë, edhe me not, nuk ka nevojë për kontrata. Në fillim kam patur probleme në adaptim por kjo gjë më ka ndihmuar të rritem shumë në Serie B dhe të kuptoj futbollin italian. Tifozët e Palermos janë shumë afeksionues, ja karikojnë çdo ditë. Jam pak si argjentinasit”, ka thënë Paulo Dybala.

Më pas talenti foli edhe për Kombëtaren: “Është ëndrra ime e madhe dhe do të jap gjithçka për të kapur një vend”.