Dybala–Juve, ja situata

Juventusi dhe sulmuesi i Palermos, Paulo Dybala mund të bashkohen që në fund të javës.

Sipas Tuttosport, drejtor i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta do të mbajë një takim me përfaqësuesit e presidenti Maurizio Zamparini dhe të Dybalas të enjten ose të premten.

Gazeta beson se Zonja e Vjetër e kanë ngritur ofertën e tyre në 36 milionë por duke dashur të paguajë për më shumë se tre vjet. Njëherë 32 milionë euro në fillim dhe 4 milionë në bonuse.

Paratë bonus do të varen nga performanca e Dybalas dhe objektivave të arritura nga ana e klubit, por totali mund të reduktohet duke përfshirë Nicola Lealin apo edhe Kingsley Comanin në ofertë.

Bianconerët besohet se e kanë fituar lufën me Interin për21 -vjeçarin, i cili ka shënuar 13 gola në Serie A këtë sezon.